Ilir Mustafa, futbollist i ri i Lirisë

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Ilir Mustafa është futbollisti më i ri i Lirisë.

Kështu ka mësuar GazetaBlic nga burimet e sigurta brenda klubit “bardhë e zi”.

“Po, është e vërtetë. Jemi dakorduar. Iliri do të jetë pjesë e jona në sezonin e ri”, ka deklaruar shkurt ky burim.

Mustafa, së fundi ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës që tashmë është përshëndetur me elitën kosovare të futbollit, ndërsa kjo aventurë për të në “Përparim Thaçi” nuk do të jetë e para.

Për prizrenasit, ky është një nga transferet e para të kësaj merkatoje, derisa në edicionin 2020/2021 do të synojnë vendin e parë në grupin e rajonit të Dukagjinit, që do të thoshte rikthim në Superligë.

Të ngjashme