Incidentet në ndeshjen Shqipëri-Poloni, vjen vendimi nga FIFA

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium.

Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.

Në një njoftim për media, FSHF tha se do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.

“FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare. Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara”, thuhej në njoftim.

Të ngjashme