Infantino dhe FIFA reagojnë ndaj akuzave të “Football Leaks”

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

FIFA dhe Gianni Infantino kanë reaguar pas publikimeve të një dite më parë nga i ashtuquajturi “Football Leaks”, që vuri në shënjestër UEFA-n dhe klubet e PSG-së dhe Manchester Cityt, përmes dokumenteve që tregonin se këto dy klube ishin ndihmuar nga qeveria europiane e futbollit për t’iu shmangur penalizimeve të rënda nga rregulli i “Fair Play”-t financiar.

Presidenti tashmë i qeverisë së futbollit botëror, deklaroi se akuzat janë bërë nga persona që kanë humbur pushtetin, ndërsa vet FIFA theksoi se një grup gazetarësh kishin bërë pyetje duke u bazuar të informacione e “e-mail”-e të zbuluara në mënyrë ilegale nga palë të treta, e se ato pyetje kishin marrë përgjigje, por medie të caktuara i injoruan ato për të denigruar këtë institucion, përcjell TCH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme