Infantino: Futbolli do të jetë krejt ndryshe pas Coronavirusit

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Futbolli do të jetë krejt ndryshe kur të rinisë pas shpërthimit të koronavirusit, ka thënë presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino të enjten.

“Futbolli do të kthehet, dhe kur të kthehet, ne do të festojmë duke dal nga ky makth së bashku”, ka thënë Infantino, për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, transmeton Koha.net. “Por, është një mësim, që si ju ashtu edhe unë duhet ta kuptojmë: futbolli që do të dal pas virusit do të jetë krejt ndryshe, më gjithëpërfshirës, më shoqëror dhe më përkrahës, i lidhur me shtetet individuale dhe në të njëjtën kohë më global, më pak arrogant dhe më mirëpritës. Do të jemi më të mirë, më njerëzor dhe do të kemi më tepër vëmendjen te vlerat e vërteta”.

Të ngjashme