Infantino viziton Kosovën, gjashtë vite pasi bëri çmos për ta pranuar në FIFA

Prishtinë | 30 Sht 2022 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka arritur për vizitën e parë zyrtare në Kosovë.

Ai është pritur në aeroportin e Prishtinës nga presidenti I FFK-së, Agim Ademi, ndërkohë që vizitën e vazhdoi me homazhe tek shtatorja e legjendës “Fadil Vokrri”, si dhe hyri edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në kohën kur Kosova dhe Federata bënin çmos që të pranoheshin në FIFA, Gianni Infantino, atwherw po ashtu president i FIFA-s, ishte njëri ndër faktorët kyç që 144 shtete i thanë “Po” Kosovës.

Infantino, bashkë me disa akterë tjerë të lartë, dha kontribut të madh në bindjen e shteteve tjera se Kosova e meriton anëtarësimin.

Pranimi i Kosovës në FIFA u bë më 13 maj të vitit 2016.

Më poshtë mund të shihni momentin e votimit dhe pranimit të Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit botërorë.

Të ngjashme