Infektohet me Coronavirus edhe ish-basketbollisti i njohur kosovar

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-basketbollisti i mirënjohur kosovar, Artan Mehmeti, ka njoftuar sot se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan Gazeta Metro.

Artan Mehmeti i cili ka qenë njëri ndër basketbollistët më të mirë në basketbollin e Kosovës, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Ai këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, duke treguar se është vetizoluar.

”Miq, desha me ju njoftu që të Hënën kam rezultu në testin COVID-19 pozitiv. Kurse të Enjtën edhe gruja Afri dhe djali Anidi. Vajza Aja ka dalë negativ”, ka shkruar ai.

Artan Mehmeti ka pasur një karrierë të bujshme në basketbollin e Kosovës dhe jo vetëm.

Më poshtë keni ekipet ku ka luajtur ai si dhe njoftimin e Facebook’ut.

1992-1995 Trepça ( Kosovë)
1995-1996 Shkendija (Macedonia)
1996-1998 Drita (Kosovë)
1998-2000 Wesminister warriors( Uk England)
2000-2004 Trepça (Kosovë)
2004-2006 Mabetex (Kosovë)
2006-2007 Peja (half season)
2007-2008 Kosova

Të ngjashme