Infektohet me COVID-19 edhe portieri i Interit

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Interi ka konfirmuar se në testimet e fundit të bëra, portieri Daniele Padelli është infektuar me coronavirus.

Testimet ishin bërë si pjesë e protokollit të caktuar nga Serie A, para ndeshjes me Atalantan që zhvillohet nesër.

Portieri i Nerazzurëve qështë pa simptoma dhe kështu do të qëndrojë në vetëizolim derisa të shërohet.

“FC Internazionale Milano mund të njoftoj se Daniele Padelli është testuar pozitiv me Covid-19 gjatë testimeve të bëra për ndeshjen e nesërme ndaj Atalantas”.

“Portieri Nerazzur është pa simptoma dhe tani do të ndjek protokollin e përcaktuar, deri në shërimin e tij”, thuhet në njoftimin e Interit.

Të ngjashme