Ings rezulton pozitiv për COVID-19

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Southamptonit, Danny Ings, ka rezultuar pozitiv për Covid-19 dhe do të mungojë në udhëtimin e së shtunës te Leicester City, ka thënë trajneri Ralph Hasenhuettl të enjten.

Hasenhuettl ka thënë se Ings e mori testin pozitiv pas fitores 1:0 kundër Liverpoolit të hënën e kaluar, ku 28-vjeçari e shënoi golin e fitores.

“E kemi pasur vetëm një test pozitiv që prej lojës me Liverpoolin, Danny Ingsin, kështu që ai ka qëndruar jashtë në 10-të ditët e fundit”, u ka thënë Hasenhuettl gazetarëve, duke nënvizuar se nuk ka pasur teste tjera pozitive.

“Kur e respekton protokollin, e minimizon rrezikun dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë. Nuk e di nëse Danny mund të kthehet në stërvitje të premten, por me shumë gjasë nuk do të jetë i pranishëm edhe në vikend”, përfundoi ai.

Sulmuesi Michael Obafemi do të mungojë të shtunën po ashtu pasi i është nënshtruar një operimi, ndërsa portieri Alex McCarthy dhe sulmuesi Che Adams janë të gatshëm. Moussa Djenepo i bashkohet Nathan Redmondit dhe Jannik Vestergaardit te mungesat për një kohë më të gjatë.

Southamptoni është në vendin e 29-të pas 17 ndeshjeve, ndërsa Leicesteri i katërti ka 32 pikë nga 17 takime.

Të ngjashme