Iniesta barazon një rekord, mund ta thyejë kundër Romës

Prishtinë | 06 Pri 2018 | 14:01 | Nga

21 paraqitje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Iniesta do të kërkojë të thyejë rekordin kundër Romës.

Ndeshja kundër Romës, në fitoren 4-1 të Barcelonës në “Camp Nou”, ishte paraqitja e 21 për Andres Iniestan në çerekfinale të kësaj gare, raporton UEFA, transmeton Gazeta Express.

Kështu, Iniesta barazoi legjendat; Ryan Giggs (Manchester United) dhe Xavi Hernández (Barcelona), që të dy me nga 21 paraqitje.

Andres Iniesta do të kërkojë të thyejë këtë rekord të martën mbrëma në “Olimpico” në ndeshjen e kthimit kundër Romës, ku Barcelona është afër të sigurojë biletën për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme