Iniesta: City do ta fitojë “Championsin” me Guardiolën

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 18:36 | Nga

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta, ka thënë se Pep Guardiola do t’i ndihmojë Manchester Cityt që ta fitojë Ligën e Kampionëve, por shpreson që klubi i tij ta fitojë këtë sezon.

City sezonin e kaluar arriti në gjysmëfinale të garës europiane, por u mposht nga Real Madridi me rezultat 1 me 0.

Guardiola ka fituar dy herë trofeun e Ligës së Kampionëve si menaxher i Barcelonës, por sonte do të përballet kundër ish-skuadrës së tij.

“Jam i sigurt se City do ta fitojë Ligën e Kampionëve me Pepin – Vetëm shpresoj që të mos jetë këtë sezon”, ka thënë Iniesta.

“Këtë sezon, dua të shijojë fitoren në Ligën e Kampionëve. Nuk do të jetë e lehtë, por kjo është ambicia. Duam të fitojmë gjithë trofetë – ta përsërisim tripletën do të ishte e veçantë – këtë e kemi në mendje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme