Iniesta: De Jong dhe Griezmann kanë nevojë për kohë, ata do të triumfojnë në Barcelonë

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Iniesta nuk dyshon në cilësitë e De Jong dhe Griezmann

Barcelona pagoi mbi 200 milionë euro verën e kaluar për t’i sjellë në ‘Camp Nou’ dyshen, Antoine Griezmann dhe Frenkie de Jong.

Griezmann u ble nga Atletico për 120 milionë euro, kurse De Jong nga Ajaxi për 90 milionë euro me bonuse.

Ata nuk kanë qenë shumë të suksesshëm në sezonin e parë. Sipas legjendës, Andres Iniesta, kjo është normale, thjesht kanë nevojë për kohë pasi që të dy, “mund të triumfojnë në Barcelonë”.

“De Jong vetëm sa ka arritur, ai ka nevojë për kohë që të adaptohet”, tha Iniesta.

“Griezmann dhe gjithashtu lojtarët tjerë që arrijnë çdo vit, kanë nevojë për kohë”. “Ata janë të talentuar dhe s’kam asnjë dyshim se do të triumfojnë dhe do t’ia bëjnë vetes një vend në ekip, ku asnjëherë nuk është e lehtë të luash”. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme