Iniesta: Me Juventusin më vështirë sesa me PSG-në

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 16:15 | Nga

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta mendon se rikthimi i rezultatit, sikurse ndodhi në ndeshjen ndaj PSG-së, do të jetë akoma edhe më i vështirë.

Në një deklaratë për mediet, spanjolli nënvizoi se Juventusi është një kundërshtar më i fortë në repartin defansiv.

“Do të jetë e vështirë. Duhet të jemi të durueshëm dhe të presim rastet tona, nuk duhet të humbim durimin, është pjesa më e rëndësishme e asaj çfarë duhet të bëjmë nesër. Rezultati është i tmerrshëm për ne. Tani duhet të shfrytëzojmë rastet tona dhe të shpresojmë se do të kualifikohemi. Ndeshjet ndaj PSG-së dhe Juves kanë ngjashmëri të shumta, por këto tregojnë statistika që ndonjëherë nuk janë të vlefshme. Juve ka pësuar vetëm 2 apo 3 gola këtë sezon dhe kjo është një statistikë e rëndësishme. Megjithatë për ne akoma nuk ka ndryshuar asgjë. Respektojmë të gjithë kundërshtarët dhe e di se kundërshtarët do të sigurohen se nuk do të bëjnë lojën e njëjtë si PSG”, u shpreh ai.

Kujtojmë që nesër Barcelona do të presë në “Camp Nou” Juventusin për të vendosur skuadrën që do të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions Leagues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme