Iniesta: Me Messin në ekip, Barça është dashur të fitonte më shumë trofe në Champions

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Andres Iniesta beson se Barcelona është dashur të fitonte më shumë tituj në Ligën e Kampionëve, duke marrë parasysh faktin se në ekip e ka pasur Lionel Messin tash e 15 vjet.

Iniesta u larguar nga futbolli evropian dy vite më parë pas një karriere të jashtëzakonshme të mbushur me trofe. Don Andres ka lënë Katalonjën për t’u transferuar në Japoni te Vissel Kobe.

Gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen argjentinase Ole, mesfushori ka pranuar se mund të kishte bërë më shumë me fanellën e Barçës.

“Kemi fituar katër Champions, por duhet të kishim fituar më shumë duke parë se kishim Messi-n në skuadër. Mund ta bënim me skuadrën që kishim”, ka thënë ai.

Në lidhje me Messin: “Është mbresëlënëse që vazhdon të befasojë pas kaq shumë vitesh. Nuk duhet të jetë e lehtë të jesh Messi çdo ditë. Duhet të kesh shumë besim dhe shumë personalitet”.

Të ngjashme