Iniesta po e mendon të bëhet trajner

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Ish-mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka dhënë një intervistë të gjatë për GOAL, ku ka folur edhe rreth së ardhmes së tij.

Ai ka thënë se e mendon dhe i pëlqen të bëhet trajner kur përfundimisht të heq dorë nga të luajturit futboll, transmeton Gazeta Express.

“Do të më pëlqente dhe mendoj se do të bëhem trajner”, tha Iniesta për Goal.

Kujtojmë se aktualisht, Iniesta luan për ekipin japonez, Vissel Kobe, pjesë e të cilit është që nga viti 2018.

Të ngjashme