Insigne: Juve është mësuar duke humbur finale

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 13:13 | Nga

Napoli fitoi ndaj Juventusit me rezultat 0-1 në Serie A, duke ngushtuar kështu diferencën në një pikë.

Lorenzo Insigne pas ndeshjes ka tallur paska Zonjën e Vjetër, duke thënë se ata janë mësuar tashmë duke humbur lojërat e rëndësishme.

“A e trajtoi Juve këtë ndeshje si finale të Ligës së Kampionëve dhe e humbi?”, ishte pyetja e gazetarit drejtuar 26-vjeçarit.

Dhe përgjigjja e italianit ishte edhe me e bukur: “Ata janë mësuar tashmë”.

Anësori napolitan iu referua finaleve të humbura të Juves në vitet 1997, 1998, 2003, 2015 dhe së fundmi 2017.

Së fundmi Juve u eliminua nga çerekfinalja e LK-së, ku përballë kishin Real Madridin në krye me Cristiano Ronaldon.

Në xhiron e radhës Napoli do të përballet me Fiorentinan, kurse Juve me Interin.

https://youtu.be/TK7fwPK6WYI

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme