“Intelektualët” protestojnë ndaj arrestimit të 13 tifozëve

Gjilan | 19 Maj 2017 | 15:41 | Nga

Tifozët e klubit gjilanas, Drita, do të protestojnë në mënyrë të veçantë ndaj arrestimit të tifozëve të tyre, dy javë më parë.

“Intelektualët”, përmes një postimi në Facebook, kanë paralajmëruar se në minutën e 13-të të ndeshjes do të kryqëzojnë duart në shenjë proteste për ndalimin e 13 tifozëve të tyre.

Drita do të zhvillojë nesër derbin e zjarrtë kundër rivalit të përbetuar lokal – Gjilanit, duke filluar nga ora 17:00.

Drita ka nevojë për pikë të plota nga kjo përballje për t’i ikur sa më shumë barazhit, por gjilanasit do ta kërkojnë më shumë se kurrë fitoren

No automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme