Intensifikohen spekulimet për shkarkimin e Valverdes, reagon Barcelona

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Është shtuar presioni mbi Ernesto Valverden pas humbjes së Barcelonës nga Atletico Madridi në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë.

Menjëherë pas kësaj humbjeje, mediat spanjolle kanë nisur të spekulojnë se trajnerit do t’i tregohet dera, megjithatë drejtori Guillermo Amor ka reaguar për t’i heshtur këto thashetheme.

Katalunasit ishin në epërsi prej 2-1 nëntë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, kur Atletico realizoi dy herë duke përmbysur gjithçka dhe duke siguruar finalen kundër Real Madridit.

Ernesto Valverde (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Duke qenë se qe një kohë flitet se Barca mund ta shkarkojë trajnerin, pas kësaj humbjeje janë intensifikuar spekulimet lidhur me këtë.

Mirëpo, drejtoi për marrëdhënie institucionale dhe sportive i ka përgënjeshtruar këto pohime duke thënë se Valverde nuk do të shkarkohet.

“Na ka penguar shumë humbja. Po vazhdojmë, është rrugë e gjatë. Ka shumë ndeshje dhe ndeshje të rëndësishme. Për këtë që po thoni për Valverden, nuk ka asgjë të vërtetë”, ka deklaruar Amor për Movistar+. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme