Inter i vihet pas Modric

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Luka Modric pas Anglisë dhe Spanjës, mund të luajë edhe në Itali.

Është Inter Milan që po kërkon shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, shkruan El Chiringuito.

Edhe vet kroati ka lënë që diçka e tillë të nënkuptohet, nga një deklarim që ka pasur.

“Më pëlqen Italia, është afër Kroacisë. E shikoj Serie A sepse kam shumë bashkëlojtarë që luajnë atje. Pastaj italianët janë fantastikë dhe kanë një mentalitet të ngjashëm me kroatët”.

“Do të shohim nëse një ditë do të luaj në Itali. Nuk mund të flas tash për këtë sepse unë jam lojtar i Real Madridit. Më pëlqen Reali dhe tash për tash të ardhmen e shoh këtu”.

Të ngjashme