Interi ia zbret çmimin Icardit

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Interi po përgatitet që t’ia ulë çmimin e Mauro Icardit në 80 milionë euro, në mënyrë që ta lehtësojnë procesin e largimit të tij, raporton Corriere Della Sera.

E ardhmja e argjentinasit është vënë në dyshim këtë javë pasi që iu hoq shiriti i kapitenit, dhe mungoi në ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës, në fitoren ndaj Rapidit të Vienës.

Kontrata e tij përmban një klauzolë prej 110 milionë eurosh, por mund të aktiviziohet nga klubet e huaja gjatë një afati kalimtar dyjavor në korrik.

Të ngjashme