Interi kërkon yllin e Unitedit

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 14:24 | Nga

Skuadra italiane, Inter vazhdon të përcjellë situatën e francezit të Manchester Unitedit, Anthony Martial, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

Inter dëshiron të përforcojë edh dy lojtarë para se të përfundojë afati kalimtar, një mbrojtës të djathtë dhe një anësor të majtë.

Dëshira e trajnerit Luciano Spalletti është Martial, por si pjesë e marrëveshjes nuk do të përfshihet kroati Ivan Pericis, për të cilin Interi kërkon 55 milionë euro.

Në listën e Interit janë edhe Emre Mor dhe Yann Karamoh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme