Interi kthehet në garë për Rakitiqin

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Ivan Rakitiqi nuk është larguar nga lista e dëshirave të Interit.

Skuadra italiane monitoronte situatën e mesfushorit kroat edhe gjatë verës, por nuk arriti të siguronte ndonjë marrëveshje për transferimin e tij.

Rakitiqi nuk po gjen minuta tek skuadra e Barcelonës, me Arthur dhe De Jong në super formë. Kështu, janari mund të jetë “çlirimi” për të.

“Tuttosport” shkruan se Inter do të rikthehet në garë për Rakitiqin, gjatë janarit. Të njëjtën gjë e thotë edhe prestigjiozja spanjolle “‘Mundo Deportivo”.

Mbetet të shihet nëse Inter do të bëjë ofertën e duhur për të siguruar shërbimet e Ivan Rakitiqit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme