Inter – Milan: Parashikimi për “Derby della Madonnina”

Prishtinë | 05 Shk 2022 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Inter dhe Milan do të përballen sonte në atë që shihet si ndeshja kryesore e kësaj xhiroje në Serie A.

‘Derby della Madonnina’ do të luhet me fillim nga ora 18:00, me të dy skuadrat që kanë mungesat e tyre.

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e fundit mes dy skuadrave, Inter synon të kthehet te fitorja, pasi paraprakisht fitonte tri të tjera.

Mungesat e shumta të Milan, por edhe pozita në tabelë dhe forma në ndeshjet e fundit bën që Inter të shihet si skuadër favorite në këtë ndeshje.

Formacionet startuese pritet të jenë këto:

Inter (3-5-2): Handanovic; Bastoni, De Vrij, Skriniar; Perisic, Calhanoglu, Brozovic, Barella, Dumfries; Dzeko, Lautaro Martinez.

Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud.

Kurse, parashikimi për rezultatin final, sipas shumë analizave në media të ndryshme evropiane është ai 2:1, në favor të Inter.

Të ngjashme