Inter – Napoli, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A

Prishtinë | 21 Nën 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Interi dhe Napoli do të luajnë sot (e diel) në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 14-të në Serie A.

Nerazurrët janë nikoqir të napolitanëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 18:00.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen nga një formë e mirë dhe synon fitoren para tifozëve vendas, për të zvogëluar diferencën me Napolin dhe Milanin në krye të tabelës.

Në anën tjetër, mysafirët e Luciano Spallettit nuk dinë ende për humbje dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive për ta mbajtur edhe pozitën e parë.

Të ngjashme