Inter nuk do të ngutet me Icardin

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 17:00 | Nga Ekonomia Online
Situata e kapitenit të Inter, Mauro Icardi është ende shumë e pa qartë.
Sulmuesi argjentinas ende nuk e ka vazhduar kontratën e tij me “zi kaltrit” dhe ka oferta për tu larguar.

Real Madrid është njëra prej skuadrave që po ushtron presionin më të madh tek Inter, duke joshur top sulmuesin e Serie A.

Megjithatë, Inter duket se nuk do të nguten aspak për të nënshkruar me argjentinasin, sipas fjalëve të legjendës Javier Zanetti.

“Kemi një raport të shkëlqyer me të dhe me agjentin e lojtarit. Duhet të presim për kohën e duhur” ka thënë legjenda e klubit për “Sky Sport Italia”, transmeton lajmi.net.

Kontrata aktuale e Icardi skadon më 2021, për “Nerazzurët” janë të fokusuar të rinovojnë kontratën me të.

Të ngjashme