Inter nuk e ka ndërmend te heq dorë nga Kante

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Inter nuk heq dorë nga nënshkrimi i N’Golo Kantes nga Chelsea, lajmi bëhet i ditur nga Gazzetta dello Sport, që raporton për interesimin e Interit, transmeton Gazeta Metro.

Në nevojë për energji shtesë në zemër të mesfushës së tyre, Inter kanë shenjestruar reprezentuesin e Francës, por duhet të shpenzojnë 50 milionë euro për të bindur ‘Blutë’ që të ndahen me të.

Kante është pjesë e Chelseas që nga viti 2016, pas transferimit nga Leicester City. Lojtari nuk është pjesë e planeve të Frank Lamard.

Nëa nën tjetër, Inter ka edhe dy alternativa, Tanguy Ndombele i Tottenham dhe Thomas Partey i Atleticos.

Të ngjashme