Inter nuk e kthen Pinamontin, frustrohet Genoa

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Interi raportohet se i ka thënë Genoas se nuk do ta përdorë opsionin për riblerje për 20 milionë euro për Andrea Pinamonti

21 vjeçari ishte shitur në Genoa për 19.5 milionë euro pas një sezoni huazim dhe planifikohej që Interi ta riblente atë për 20 milionë euro.

Megjithatë, sipas FCInterNews.it, zikaltërit e kanë informuar Genoan se ata nuk do ta aktivizojnë opsionin për riblerje të tij.

Kjo gjendje e ka irrituar Genoan të cilët tani nuk dinë çfarë të bëjnë me sulmuesin e ri dhe mund të shikojnë për një blerës tjetër.

Inter në këtë mënyrë tregon se po punon me një bazë të vogël parash dhe ka shkurtuar shpenzimet e panevojshme në tregun e transferëve.

Ata u tërhoqën nga marrëveshja për mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali, duke lejuar atë që të shkojë në Milan dhe nuk vendos për ta blerë as Cristiano Biraghin, që e kishin huazuar nga Fiorentina.

Pinamonti ishte konsideruar si njëri prej talenteve më të mirë që kishte krijuar akademia e Interit viteve të fundit kurse ai kishte luajtur si i huazuar edhe në Frosinone gjatë sezonit 2018-19.

Megjithatë, Antonio Conte dhe zikaltërit nuk kanë vendosur që ta kthejnë atë përsëri, derisa trajneri i ri i Genoas, Rolando Mara nuk e sheh atë si pjesë të planeve të tij.

Pinamonti ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tre asiste në 34 ndeshje për Genoan sezonin e kaluar. 

Të ngjashme