Inter planifikon ofertën për Lukakun

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Inter pritet të bëjhë një ofertë prej 60 milion funtesh plus bonuse për sulmuesin e Manchester United-it, Romelu Lukaku, sipas Sky Sports.

Mësohet se skuadra zi-kaltër do ta bëjë ofertën gjatë kësaj jave, ku ata synojnë ta bëjnë pagesën brenda tre vjetësh (9 milionë funte, 27 milionë, 27 milionë).

Në anën tjetër, Djajtë e Kuq besohet se kërkojnë më shumë se 79 milionë funtet që ia kishin paguar Evertonit për shërbimet e belgut.

Të ngjashme