Inter – Real dhe Liverpool – Milan dy ndeshjet kryesore sonte në Ligën e Kampionëve e Kampionëve

Prishtinë | 15 Sht 2021 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Dita e dytë e sezonit të ri 2021/22 në Ligën e Kampionëve sjell përballje edhe më interesante se e para.

Vëmendja do të jetë në Grupin D ku përballen Interi dhe Real Madridi, si dhe në Grupin B ku ballafaqohen Milani dhe Liverpooli.

Njëlloj si vitin e kaluar, Interit i ra shorti të përballet me Real Madridin në fazën grupore.

Milani rikthehet në Ligën e Kampionëve dhe qysh në ndeshjen e parë përballë do ta ketë një rival të moçëm, Liverpoolin e Jurgen Kloppit.

Në ndeshjet e tjera, Lionel Messi pritet të debutojë për Paris Saint-Germainin kundër Brugge në Grupin A, në të cilin Manchester City përballet me RB Leipzig në ndeshjen tjetër.

Çiftet dhe orari i ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve si më poshtë:

Të ngjashme