Inter zbarkon në Madrid, kërkon 3 yje të Realit

775305786CV00186_FC_Interna
Prishtinë | 07 Qer 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Merkato e nxehtë këtë verë. Marotta e Ausilio kanë fluturuar drejt Madrid ku kërkojnë jo pak, por 3 lojtarë të Realit. Asensio, Kovacic e Nacho janë në radarin e Interit për të kompletuar skuadrën. Afrimi i Hazard dhe sipas të gjithë gjasave edhe i Eriksen, e bën mesfushën e Zidane të mbipopulluar, në këtë kushte madrilenët janë të detyruar të shesin. Asensio nuk ndihet aspak mirë në Madrid. Sezonin e fundit u aktivizua vetëm 15 ndeshje dhe situata me shumë gjasa nuk pritet të ndryshojë as sezonin që vjen.

Në Madrid dyshja drejtuese e Interit nuk është vetëm për Asension pasi edhe Mateo Kovacic dhe Nacho janë në shënjestrën e tyre. Mesfushori kroat pritet të rikthehet në Madrid pasi Chelsean që nuk ka ndërmend të aktivizoj të drejtën në klauzolë për të blerë kartonin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme