Interesim i jashtëzakonshëm nga mitrovicasit për ndeshjen e parë të Trepçës në Superligë

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Tifozët janë duke pritur me padurim që të shohin ndeshjen e parë të Trepçës për sezonin e ri.

Mitrovicasit do të nisin sot sezonin e ri, teksa do të përballen me Ponte Prizrenin, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00, në palestrën “Minatori”.

KB Trepça ka njoftuar se për këtë ndeshje po ka një interesim të madh nga tifozët, të cilët po presin në radhë për t’u pajisur me bileta.

Pas përforcimeve të bëra, Trepça vlerësohet si një nga skuadrat favorite për t’u shpallur kampion i Kosovës.

“Xehetarët” transferuan basketbollistët e njohur, Erjon Kastrati e Mikaile Tmusic, teksa vazhduan kontratat me Drilon Hajrizin, Andrew Gordon. Nuk kanë munguar as transferimet nga jashtë.

Të ngjashme