Interi dëshiron ta kthejë Zaniolon

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Interi i ka rënë pishman dhe do të bëjë të pamundurën ta kthejë në shtëpi Zaniolon.

Interi e humbi mesfushorin Nicolo Zaniolo dy vite më parë për asgjë, derisa ai te Roma është shndërruar në një prej mesfushorëve më premtues në Itali dhe Evropë.

Zaniolo luajti rrol në triumfin e ekipit të dytë të Interit, pra të rinjve në sezonin 2017/18, por befas vendosi t’ia shurojë Romës në shkëmbim për Radja Nainggolan.

Derisa Nainggolan dështoi te Interi dhe u huazua te Cagliari, 21-vjeçari është shndërruar në yll te Roma.

Sipas Tuttosport, Interi është penduar shumë dhe do të bëjë të pamundurën për ta kthyer në shtëpi.

Zaniolo, i cili lidhet gjithashtu me Juventusin dhe Real Madridin, vlerësohet 50-60 milionë euro. 

Të ngjashme