Interi dëshiron të qëndrojë në San Siro

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 14:56 | Nga

Drejtori i Interit, Alessandro Antonello ka pohuar se klubi Nerazzur dëshiron të qëndrojë në San Siro, pasi sipas tij ky stadium është portreti dhe shtëpia e tyre.

Ka pasur bisedime për Interin dhe Milanin duke i dhënë fund pjesës së tyre historike në të ardhmen e afërt, por Antonello e bëri të qartë se Nerazzurët nuk do të largohen së shpejti nga ky stadium.

Ideja e drejtuesve të Interit është që të qëndrojnë në San Siro apo siç njihet nga ta Giuseppe Meazza, pasi ky stadium do të thotë shumë për ta.

“Ne do të takohemi me Milanin dhe me kryetarin për të kuptuar të ardhmen e San Siros”, ka thënë fillimisht Antonello për Inter Media House, platforma e re e përmbajtjes së klubit.

“Ne duam të qëndrojmë aty, për ne është portreti dhe shtëpia jonë”.

Megjithatë, Antonello bëri një kërkesë kur u pyet për rinovimet e mundshme.

“Unaza e tretë [e stadiumit] duhet të konvertohet në fushë të mikpritjes”, përfundoi drejtori i Interit.

Milani ishte klubi i parë që hyri në stadium në vitin 1926, para se Interi ta ndiqte atë 21 vjet më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme