Interi dhe Juventusi rivalizojnë Romën për Smallingun

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Chris Smalling është duke shkëlqyer në këtë sezon te Roma.

Mbrojtësi anglez kaloi te Giallorossët në formë huazimi nga Manchester United deri në fund të këtij sezoni, por me të drejt për ta blerë kartonin e tij.

Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Interi dhe Juventrusi janë futur në garë për transferimin e Smalling.

Chris Smalling (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Anglezi mbanë aktualisht epitetin e mbrojtësit të pakaluar në Serie A, dhe kjo ka bërë që Nerazzurët dhe Zonja e Vjetër ta kërkojnë transferimin e tij

Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta shesin mbrojtësin, por që kërkojnë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Juventusit dhe Interi qëndrojnë më mirë financiarisht se Roma dhe mund ta transferojnë Smallingun. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme