Interi dhe Napoli e kundërshtojnë datën e ndeshjeve të shtyra shkaku i Coronavirusit

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Interi dhe Napoli e kanë kundërshtuar zhvillimin e derbit italian mes Juventusit dhe Interit të hënën më 9 mars, pavarësisht se 18 klube të tjera të Serie A kishin rëndë dakord për këtë çështje.

Vendimi për t’i shtyrë ndeshjet e prekura nga koronavirusi pak orë pasi ishte njoftuar se ato do të zhvilloheshin pa tifozë, ka shkaktuar polemika të mëdha dhe huti në Itali.

Serie A tani është duke luftuar për ta gjetur një datë të përshtatshme për zhvillimin e këtyre ndeshjeve.

Plani që po përkrahej më së shumti ishte që derbi mes Juves dhe Interit të zhvillohej të hënën më 9 mars, por Interi dhe Napoli janë dy klubet e vetme që votuan kundër.

Drejtori i zikaltërve, Beppe Marotta, kishte thënë dje se ideja që ndeshja të zhvillohej më 9 mars kishte kuptim, por duket se ai e ka ndryshuar mendjen tani.

Një takim urgjent mes 20 klubeve të Serie A është planifikuar të mbahet nesër pasdite, ku do të diskutohet dhe do të votohet për atë që do të ndodhë tutje.

Në përgjithësi, 2.036 raste të koronavirusit janë raportuar në Itali, ndërsa 52 persona kanë vdekur si pasojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme