Interi dhe Shakhtari e kërkojnë finalen e madhe, Eriksen në stol

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Interit dhe Shakhtarit që do të zhvillohet nga ora 21:00 në “Merkur Spiel-Arena”, në stadiumin e Düsseldorfit.

90 minuta pritet të jenë të zjarrta në kërkim të një vendi në finale të Europa League, aty ku i pret Sevilla.

Në letër, natyrisht Interi është favorit, por në fushë – gjatë gjithë sezonit Shakhtari ka treguar se nuk duhet nënçmuar dhe arritja në gjysmëfinale është shembulli më i mirë.

Antonio Conte ka hedhur në fushë nga minuta e parë në sulm dyshen e pandashme, Lukaku-Lautaro.

Befasia është sërish lënia në stol e Christian Eriksen, që ende nuk e ka bindur trajnerin italian.

Të ngjashme