Interi e dëshiron Jordi Alban

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Interi e dëshiron mbrojtësin e majtë Jordi Alba dhe janë të gatshëm të ofrojnë lojtarë në këmbim të veteranit.

Ai është nën kontratë me Barcelonën deri në qershor 2024 dhe mund të luajë në një mbrojtje me katër vetë ose si mbrojtës i krahut në të majtë të një mesfushe me pesë lojtarë.

Ky i fundit do të ishte roli që do t’i kërkohej të luante nën Simone Inzaghi në San Siro sezonin e ardhshëm shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv

Alba kontriboi me pesë gola dhe 15 asistime në 49 ndeshje për Barcelonën këtë sezon.

Ai gjithashtu ka tetë gola në 74 ndeshje për Spanjën.

Mundo Deportivo këmbëngul se në vend të parave, Interi do të jetë në gjendje të shkëmbejë disa lojtarë që janë me interes për Katalanasit.

Sidoqoftë, Sky Sport Italia këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje midis Interit dhe Albës, pasi zgjedhja e tyre e parë mbetet Marcos Alonso.

Alonso do të ishte gjithashtu në radarin e Nerazzurrit, pavarësisht nëse është apo jo pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Achraf Hakimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme