Interi e do Kanten, Chelsea ia vendos atij çmimin

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është i gatshëm ta shesë mesfushorin francez vetëm për 70 milionë euro

Interi po planifikon të bëjë përforcime për sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

“Nerazzurri” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.

E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se trajneri Antonio Conte dëshiron të punojë përsëri me ish-futbollistin e tij.

Përpos mbrojtësit të majtë, Emerson Palmieri, Zikaltrit e duan edhe kampionin e botës me Francën.

Kante nuk shihet si i pashitshëm nga “Blues”.

Por, klubi nga “Stamford Bridge” pranon ta shesë 29 vjeçarin vetëm për 70 milionë euro.

Kante ndërkohë pëlqehet edhe nga Real Madridi dhe Juventusi

Të ngjashme