Interi e do Kumbullën në verë, por përballet me konkurrencë të fortë

Prishtinë | 10 Shk 2020 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Interi dëshiron ta blejë mbrojtësin shqiptar të Hellas Veronës, Marash Kumbullën, por përballet me konkurrencë të fortë për të.

Kumbulla ka shpërthyer këtë sezon në Serie A dhe vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë të rinj.

Paraqitjet e tij mbresëlënëse u kanë rënë në sy drejtuesve të klubit zikaltër.

Mediat italiane raportojnë se, përveç Interit, një grup klubesh të tjera të mëdha e duan 20-vjeçarin e Kombëtares së Shqipërisë.

Në mesin e tyre Manchester City, Bayern Munich, Manchester United, Everton dhe Napoli.

Megjithatë, thuhet se shqiptari e parapëlqen kalimin në Inter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme