Interi e do Lacazetten

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Klubi italian i ka avancuar bisedimet me Arsenalin për sulmuesin francez, i cili megjithatë duket se e preferon qëndrimin në Angli

Interi është futur në garë për Alexandre Lacazetten.

Sulmuesi francez tashmë ka marrë oferta nga “Nerazzurri”, shkruan mediumi francez “L’Equipe”.

Klubi italian është i interesuar të përforcohet në sulm pasi mund të mbetet pa Lautaro Martinezin, i cili pritet t’i bashkohet Barcelonës.

Mirëpo, duket se përfaqësuesi francez nuk është i interesuar për të lëvizur drejt ekipit Zikaltër.

29 vjeçari ka kontratë me “Gunners” edhe dy vjet dhe e ka ndërmend ta respektojë atë

Të ngjashme