Interi e gjen pasardhësin e Handanovicit

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

“Nerazzurri” e kanë bërë zgjedhje të parë Juan Musson e Udineses si pasues të 36 vjeçarit, i cili po shkon drejt fundit të karrierës

Samir Handanovic po shkon drejt fundit të karrierës.


Portieri slloven i ka mbushur 36 vjet dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në fanellën e Interit.

Ai ishte portieri i parë i padiskutueshëm në sezonet e fundit, por mosha e tij e shtyrë i ka detyruar “Nerazzurri” ta kërkojnë pasuesin e tij.

Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Zikaltrit tashmë e kanë gjetur portierin e ri.

Zgjedhje e tyre e parë është bërë portieri i Udineses, Juan Musso.

Mbetet të shihet nëse Interi do të arrijë marrëveshje me Bardhezinjtë për portierin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme