Interi e humb mbrojtësin kryesor për derbin me Lazion

Prishtinë | 27 Mar 2019 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Interi ka konfirmuar se Stefan de Vrij do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të zikaltërve kundër Lazios në Serie A, për shkak të një lëndimi në kofshe.

Interi ka njoftuar përmes faqes së vet zyrtare se De Vrij e tërhoqi muskulin në stërvitje me Holandën dhe testet mjekësore kanë treguar se ai ka problem me kofshën e djathtë.

Qendërmbrojtësi luajti 90 minuta në fitoren e vendit të vet 4:0 kundër Bjellorusisë javën e kaluar, por mungoi në humbjen 3:2 kundër Gjermanisë.

27-vjeçari tani do të stërvitë i vetëm dhe gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme.

Kjo nënkupton se ai do të mungojë ndaj klubit të tij të vjetër të dielën dhe më gjasë ndaj Genoas të mërkurën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme