Interi e kishte kontaktuar Ancelottin, përgjigjja e italianit ishte epike

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Sipas gazetës spanjolle AS, Interi e kishte kontaktuar Carlo Ancelottin për ta zëvendësuar Antonio Conten, por ai nuk mundi ta “tradhtonte” Milanin.

Trajneri ka qenë në Everton që nga dhjetori i vitit 2020, pak ditë pasi ishte shkarkuar nga Napoli. Tani, tekniku italian ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin.

Megjithatë, ka qenë një ofertë tjetër në tavolinë. AS thotë se Interi e ka kërkuar Ancelottin ta zëvendësojë Conten.

Kjo do të nënkuptonte t’i bashkohej rivalëve të Milanit, për të cilin kishte luajtur si lojtar dhe kishte qenë trajner.

“Ky që jam sot, ia kam borgj tifozëve të Milanit. S’mund t’i tradhtojë ata” – ishte përgjigjja e tij për ofertën e kampionit të Italisë.

Të ngjashme