Interi e konfirmon interesimin për Nainggolanin

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 09:04 | Nga

Interi në një apo tjetër mënyrë, e ka konfirmuar interesimin për Radja Nainggolanin.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, duket se i ka kërkuar sërish klubit që ta ribashkojë me mesfushorin e Romës, Radja Nainggolan, për të cilin u interesua edhe sezonin e kaluar.

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, është ai që ka konfirmuar gjithçka për mënyrën se si u përgjigj kur u pyet nëse Spalletti ka kërkuar ribashkimin me Nainggolanin: “Nuk e pëlqen atë vetëm Spalletti…”.

Kjo në njëfarë mënyre konfirmoi edhe dëshirën e madhe të Zi Kaltërve për ta pasur në skuadër 30 vjeçarin, që është pjesë e Romës që nga viti 2014 dhe ka bërë 201 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 33 gola.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme