Interi e rikthen interesimin për Alonson

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Interi është duke insistuar në transferimin e Marcos Alonsos nga Chelsea.

Skuadra italiane po tenton të transferojë spanjollin që disa afate, mirëpo The Blues nuk e kanë lejuar largimin e tij.

Skuadra londineze i ka bërë të ditur Interit se lojtari nuk është në shitje dhe ai është në planet e tyre.

Por, Nerazzurët mund të bindin Chelsean me 40 milionë euro, me Alonson që do të vendos më pas se ku dëshiron të luajë.

Opsion tjetër për skuadrën italiane është edhe Filip Kostic i Frankfurtit, por Alonson e kanë si kandidatë potencial për krahun e majtë të mbrojtjes.

Të ngjashme