Interi e rrit ofertën për yllin italian

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Interi e ka rritur ofertën për mesfushorin e talentuar të Cagliarit, Nicolo Barella, në 36 milionë euro për 14 milionë euro të tjera bonuse.

Sipas Sky Sport Italia, zikaltrit janë të gatshëm t’ia ofrojnë Cagliarit 40 milionë euro fillimisht për talentin italian, 4 milionë euro nga të cilat bonuse që mund të arrihen lehtë, ndërsa 10 milionë euro të tjera nëse Interi e fiton kampionatin italian Serie A, apo Ligën e Kampionëve.

Përveç parave, Interi është i gatshëm t’ia ofrojë atij edhe Federico Dimarcon por me opsion për ta blerë më vonë, ndërsa Alessandro Bastonin në huazim.

Tani mbetet të shihet nëse Cagliari do ta pranojë këtë ofertë, duke qenë se më parë ka kërkuar 50 milionë euro për Barellan.

Përveç Interit, në garë për të mbesin edhe Paris Saint-Germain dhe Milan.

Megjithatë, thuhet se 22-vjeçari e do vetëm Interin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme