Interi fiton garën për Marash Kumbullën

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Interi ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Veronës, Marash Kumbulla, raporton Sky Sport Italia.

Për shërbimet e tij Interi raportohet të ketë mposhtur Napolin e Juventusin, transmeton Koha.net.

Derisa drejt Hellas Veronës pritet të transferohet mbrojtësi i majtë Federico Dimarco nga Interi.

Për dallim nga Dimarco, që prite të bashkohet me Veronën këtë muaj, mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla pritet të bashkohet me Interin në verë.

Kujtojmë se Kumbulla, së bashku me Amir Rrahmanin, kanë bërë paraqitje të jashtëzakonshme duke krijuar një partneritet të fortë në qendrën e mbrojtjes së Veronës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme