Interi flet me Barellan e Brozovicin për kontrata

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Kampioni aktual italian është duke u munduar t’i “blindojë” yjet e tij me kontrata të reja. Me Lautaro Martinezin tashmë e ka arritur marrëveshjen

Interi është duke u munduar t’i sigurojë yjet e tij me kontrata të reja afatgjate.

“Nerazzurri” tashmë kanë arritur marrëveshje me Lautaro Martinezin për kontratën e re, e cila do të zgjasë deri në vitin 2026.

Ndërsa, pas tij është rendi i Nicolo Barellas, përcjell “Gazeta Express”.

Në javët në vazhdim, “Zikaltrit” do t’ia prezantojnë atij ofertën për kontratën e re.

Gjithashtu, Interi i ka hapur bisedimet me Marcelo Brozovicin, njofton gazetari italian Fabrizio Romano.

Kontrata aktuale e mesfushorit kroat do të skadojë në qershor të vitit tjetër.

Andaj, kampionët synojnë ta “blindojnë” edhe futbollistin e tyre të rëndësishëm.

Interi synon ta fitojë titullin e kampionit në Itali edhe këtë vit. 

Të ngjashme