Interi futet në garë për James Rodriguezin

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Tashmë është bërë e ditur se Real Madridi është i gatshëm që ta shesë James Rodriguezin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Ylli kolumbian nuk është në planet e Zinedine Zidanes dhe mund të largohet nga Los Blancos qysh në afatin e dimrit.

Sipas asaj që raporton La Repubblica, Real Madridi po kërkon 50 milion euro nga shitja e Jamesit, derisa Interi është në mesin e skuadrave të interesuara.

Arsenali thuhet se po ashtu e do transferimin e kolumbianit, por ky i fundit e do kalimin te Nerazzurët.

Raportohet se edhe Paris Saint-Germain e do transferimin e mesfushorit ofanziv, mirëpo madrilenët po kërkojnë Kylian Mbappen nga ta dhe kështu mund të ngecë marrëveshja. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme