Interi humbet mbi 12 milionë euro pas humbjes nga Barcelona

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Mosarritja e Interit për t’u kualifikuar në raundin e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve do t’i kushtojë klubit me 12.2 milionë euro, pavarësisht se thyen rekordet e të ardhurave të ditës së ndeshjes.

Calcio e Finanza raporton se dështimi i Interit për t’u kualifikuar në raundin e ardhshëm do t’i kushtojë klubit italian me 12.2 milion € të vlerësuara.

Kjo shifër merr parasysh të ardhurat nga të drejtat televizive dhe shpërblimet e UEFA-s.

Interi deri më tani ka fituar 40.7 milion euro nga garat në Ligën e Kampionëve, por ata mund të fitojnë një shumë shtesë, me një minimum prej 3.4 milion deri në 5.4 milion euro në varësi të asaj se sa gjatë mbesin në garë Juventusi, Napoli dhe Atalanta.

Uebfaqja financiare raporton se do të duhej që Interi të fitonte trofeun e Ligës së Evropës dhe të luante në Superkupën Evropiane për të rikuperuar paratë e humbura nga eliminimi i mbrëmshëm.

Ndërkohë, Nerazzurrët kishin gjithsej 71.818 tifozë në Giuseppe Meazza në ndeshjen e djeshme kundër gjigantëve katalunas.

Corriere dello Sport raporton se kjo bëri që klubi të fitonte 7.8 milion euro në të ardhurat totale të ditës së ndeshjes, transmeton telegraf. Ky është një rekord italian, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Interi dhe Juventus në tetor, ku fitimi ishte 6.5 milion euro nga 75.923 tifozë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme