Interi i bashkohet garës për Wijnaldumin

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Interi është duke tentuar që të transferojë Georginjo Wijnaldumin nga Liverpooli.

Mesfushori holandez nuk e dëshiron qëndrimin te The Reds, edhe pse këta të fundit duan ta mbajnë në Anfield.

Kontrata e lojtarit skadon në muajin qershor dhe dëshira e tij është që të mos e rinovojë.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Antonio Conte e pëlqen lojën e Wijnaldumit dhe dëshiron ta transferojë atë sa më parë.

Barcelona është po ashtu në garë për transferimin e mesfushorit, pasi Ronald Koeman po ashtu e pëlqen lojën e bashkëkombësit të tij.

Interi e preferon transferimin e mesfushorit, duke ditur se nuk do të paguajnë asnjë cent për shërbimet e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme